Avokati Romeo Kara e cilëson të dënueshme thirrjen e Sali Berishës për të rinjtë, që të dalin në protestë më 15 mars, kundër mbylljes së Tik Tok.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Kara u shpreh se Berisha kërkon të vijë me dhunë në pushtet.

“Kam bindje që Berisha është diabolik. Vetëm një diabolik mund të stisë protestë të tillë. E dënueshme t’i drejtohesh kësaj moshe dhe këtij brezi. Ky person i ka humbur kalit të arrogancës së tij.

Sa guxon të paraqitet sikur është Trump i dytë për ne, ky guxon, bën paralelizma. Unë mendoj se ky person, njerëzit janë neveritur.

Si do dalë ky njeri, të cilit i duhet mbyllur goja gjithë jetën. Ka pafytyrësinë të thotë, ky që i dogji atje në Gërdec. Ky është fajtor deri në kufijtë e imagjinatës”, theksoi ai.