Njerëzit nuk mund të ndalojnë së foluri për serialin “Adolescence” që debutoi në Netflix javën e kaluar dhe u ngjit menjëherë në krye të prodhimeve më të shikuara.
Ndërsa trajton çështje serioze si maskilizmi, ka edhe disa detaje që tregojnë shumë dhe lidhen me mënyrën se si psikologët mësojnë më shumë rreth nesh në mënyra që mund të duken krejt të zakonta.
Edhe pse disa shikues mund të mos e kenë menduar gjatë, shumë njerëz theksuan se në puntatën e tretë të serialit psikologia i ofron protagonistin gjysmën e sanduiçit të saj.
Adoleshenti, i akuzuar për vrasjen e një bashkëmoshatareje, është ulur në tryezë me psikologen Briony (Erin Doherty) kur ajo i ofron atij gjysmë sanduiçi me djathi dhe turshi – përbërës të cilët protagonist nuk i pëlqen.
Të dy po bisedojnë, kur psikologia vendos t’i ofrojë një vakt të lehtë, së bashku me një filxhan çokollatë të nxehtë. Kjo zgjedhje mund të duket si një detaj i parëndësishëm për disa, por rezulton të jetë shumë më i rëndësishëm.
Pse psikologia i ofron çokollatë dhe sanduiç Jamie-t në
Cili është qëllimi i këtij veprimi
Shumë thanë se ishte për ta provokuar protagonistin, megjithëse askush nuk e dinte me siguri arsyetimin pas kësaj lëvizjeje.
Sipas psikologes Dannielle Haig, kjo lëvizje ishte një përpjekje për të kuptuar procesin e të menduarit dhe reagimet e Jamie.
“Gjysma e sanduiçit, veçanërisht fakti që përmban diçka që ai nuk e pëlqen, mund të jetë një mënyrë për të testuar reagimin e tij,” thotë psikologia.
A do ta hedhë? A do të refuzojë me mirësjellje apo do ta komentojë? Do të jetë indiferent apo i revoltuar?
Reagimi i tij tregon diçka më të thellë për personalitetin që ka. Nëse e pranon pa bërë fjalë, mund të nënkuptojë se një ndjenjë pafuqie dominon jetën e tij, pasi është mësuar që njerëzit të bëjnë gjëra për të, por pa e pyetur atë.
Haig shpjegoi gjithashtu se nëse do ta kishte refuzuar plotësisht sanduiçin, ai mund të dëshmonte një “nevojë për të ushtruar kontroll në një situatë në të cilën ai mund të mos ketë pushtet.”
Është një mënyrë e zgjuar për të vlerësuar se si Jamie e sheh veten në lidhje me figurat që kanë pushtet mbi të dhe nëse ai ndihet i aftë për të shprehur nevojat e veta.
Pse psikologia i ofron çokollatë dhe sanduiç Jamie-t në
Fuqia e zhgënjimit në psikologji
Psikoterapistja, Aspa Paspalis, vëren në postimin e saj në Instagram se kjo lëvizje nuk është një detaj i thjeshtë.
“Është një veprim i qëllimshëm dhe i matur”.
Ajo e bëri këtë veprim për të parë si vepron Jamie kur nuk i japin atë që do. Kur një fëmijë pranon vazhdimisht atë që nuk i përshtatet, diçka brenda tij thyhet.
Kështu ndodh edhe në skenën e sanduiçit në serial.”
Cili është mesazhi pas çokollatës së nxehtë
“Çokollata e nxehtë është një veprim ngushëllues që të jep ndjesinë e nënës. Është diçka e lidhur me ngrohtësinë, sigurinë dhe fëmijërinë, një kontrast i fortë me realitetin e ashpër të situatës së Jamie.”
Megjithatë, ky veprim vihet në kontrast duke i dhënë një ushqim që ai nuk e pëlqen.
Sipas ekspertëve, kjo metodë është një mjet vëzhgim përmes humbjes: Nëse nuk merr atë që dëshiron, çfarë ndodh?
Kështu mësojmë se çfarë fshihet brenda dikujt, jo me fjalë.