Qeveria rekomandon mbylljen e TikTok për 12 muaj.

Manastirliu: Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit të TikTok, periudhë 12 mujore. Do të kemi gjithë kohën e nevojshme për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësues të platformës TikTok. Kemi nisur komunikim me përfaqësuesit e TikTok, i cili ka të bëjë me marrjen e masave, duke filluar nga filtrat sa i përket moshës, filtra me kontrollin prindëror dhe filtrat në lidhje me të gjitha aspektet në gjuhën shqipe duke vendosur këto filtra do parandalojmë promovimin e sjelljeve që janë të padëshiruara.