Në takimin me banorët e njësisë 8 një qytetar ‘kryqëzoi’ Berishën për shkak të mos premtimit të mbajtur për legalizimet e banesave. Gjatë 12 viteve qeverisje të PS-së shumë prej familjeve të cilat kishin banesat në proces legalizimi iu prishën për shkak të projekteve zhvillimore tani nuk kanë asgjë, as banesa, as dokumente dhe as kompensim.

“Fatkeqësisht ngaqë këta kanë 12 vite që qeverisin dëmi është bërë mullar. Janë prishur shtëpija dhe nuk kanë ngelur gjurmë. Edhe për faj të PD-së. Janë prishur pronat që nuk kanë pasur legalizimin e ato nuk ekzistojnë fare. Ata që janë prishur e nuk ka pasur legalizim janë të shumta. 47 familje nuk kanë gjurmë fare, nuk marrin bonus, nuk ekzistojnë se ishin në process legalizimi e nuk njiheshin. Ka shumë dhe tek ‘5 maji’, ‘Astiri”, ‘Lapraka’. Janë njerëz kryesisht opozitarë. Këtu është votuar gjithmonë djathtas” tha qytetari.

Berisha pranoi gabimin dhe tha se ata që dëmtuan banesat do të marrin ndëshkimin e merituar nëse do të vijë në qeveri pas zgjedhjeve të 11 majit.