Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku kanë zhvilluar një inspektim në një nga kantierët, të vlerësuar si më të rëndësishëm të Korridorit VIII.
Aty ku po ndërtohen dy tunele me 1.1 km gjatësi. Këto tunele do të lidhin Elbasanin me Librazhdin.
Gjatë fjalës së saj zëvendëskryeministrja Balluku u shpreh se theksoi se në fund të shtatorit pritet të përfundojnë edhe gërmimet. Po ashtu shtoi se e gjitha rruga bëhet bashkë me mbrojtjen lumore.
Kryeministri Rama nënvizoi se është një arterie e rëndësishme e qarkullimit dhe çliron gjithë potencialin ekonomik dhe turistik.
“Në një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit VIII ku po ndërtojmë dy tunele me 1.1 km gjatësi që do të lidhin pjesën e Elbasanit me pjesën e Librazhdit, duke u kthyer në një arterie të rëndësishme të qarkullimit si dhe duke çliruar gjithë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave. Investimi pritet të përfundojë në fund të këtij viti, ndërkohë që pjesë e projektit është edhe ndërtimi i dy urave të cilat lidhen direkt me tunelin”, ka shkruan Rama në një status të publikuar në Facebook.