Ditën e sotme në rubrikën ‘Sy më sy’ Edi Rama është ndalur dhe tek mesazhet që kanë diskutuar vendimet e tij për listat e hapura në PS. Ai ka veçuar shembullin e deputetit të Beratit Fadil Nasufi, një veteran i vjetër i PS-së që ka shprehur gadishmërinë të jetë në krye të punës edhe pa qenë në listë. Nasufi sipas Ramës ka dhënë shembullin e duhur që Partia Socialiste të tregoj qëllimin që është me shqiptarët dhe për shqiptarët.

“Një person tjetër që është në krye të punëve, që ka disa kohë është deputet dhe ka qenë kryetar bashkie që është veteran i Partisë Socialiste që është Fadil Nasufi ka shprehur gadishmërinë të jeë në listën e hapur dhe jo vetëm, por edhe të lërë rrugën e tij. Madje tha dhe nëse do duhet të punoj për dikë tjetër, punoj për dikë tjetër dhe këtu nuk janë gjëra të jashtëzakonshme. Këto janë gjëra mënyra sesi duhet të jenë një organizëm në një parti politike e cila ka qëllim të bëj Shqipërinë. Edhe jo në vetvete të jetë me veten dhe për veten po të jetë me shqiptarët dhe për shqiptarët.” –tha Rama