Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani inspektuan në kantierin e punimeve në shkollën “Edith Durham”, godina e 48 arsimore e Tiranës Europiane, që do të ketë kushte dhe standarde bashkëkohore.
Kryeministri Rama tha se në objektin e shkollës po bëhet një punë fantastike.
“Keni bërë një punë fantastike”, u shpreh Rama.
Përfaqësuesit e kompanisë u shprehën se shkolla do të dorëzohet më 15 shtator të këtij viti.
“Më 15 shtator do ta dorëzojmë”, thanë ata.
Ai u tha ekipit të punës që të evitonin pllakat dhe të përdorej betoni, edhe pse kushtonte më shumë, ndërsa e shoqëroi idenë e tij me batuta duke thënë që duhet të bëjnë mirësi për Sulltan Novruz.
Rama: Sapo u bëra një kompliment këtyre se kanë bërë një punë të pabesueshme me betonin, nivel i lartë shumë. Po u thoja që mbase evitojmë pllakat poshtë dhe bëjmë të njëjtën…siç i bëjnë jashtë gjithmonë e më shumë i bëjnë me shtresë betoni. Po më bënte llogarinë kishte hallin tat se mos falimentonte se del më shtrenjtë. Mendojeni një herë për Sulltan Novruz të bëni një mirësi se mund të jetë çikë më shtrenjtë se pllakat, por do ta bëni për kalamajtë.
E bëjmë, e bëjmë me gjithë qejf.
Rama: I bën gjithë bota, muzeumet kështu i bëjnë.