Kryetari i PS-së, Edi Rama, ironizoi edhe partitë e reja të vogla që kandidojnë për herë të para në zgjedhjet e 11 majit.
Ai kujtoi edhe listën e fundit me 17 emra që po verifikohen nga dekriminalizimi.
“Tani, thonë se kanë dalë ca parti të reja. Çfarë të reja? 17 vetë që kanë dalë për dekriminalizim. Unë personalisht nuk mendoj se janë bashkëpunëtorë të krimit. Por janë nën verifikim, parti të reja, as ata se kanë ditur, me kukumjaçka, me individë, ne i kemi vuajtur vetë në të kaluarën”, tha ai.
Dhe në fund një batutë me moshën e kandidatëve të PS për qarkun e lezhës, duke marrë ministrin Ulsi Manja si referencë.
“Kjo është parti e re, me energji, pasion të rinjsh, prurje të reja, komunitete, profesione, por ka edhe eksperiencën. Po ta heqësh Ulsiun nga ky grup, del më i bukur, se Ulsiun s’është i bukur me pa”, tha kryeministri.