Kryeministri Edi Rama prezantoi të hënën kandidatët e Partisë Socialiste për Gjirokastrën. Kreu i qeverisë theksoi se zgjedhjet e 11 majit janë një moment historik për integrimin në BE. “Ne këtu që ndoshta nuk ju pëlqejmë, jemi ata që do të fusim Shqipërinë në BE. Bufi i kënetës mund të të bëjë të shpresosh kot. Duke i dhënë fëmijës pasaportë e BE, trajtohet njësoj si studentët europian dhe ka të gjitha favoret. Mund të ketë shumë gjirokastritë që janë në Greqi, apo që thonë “këta janë ë gjithë njësoj”.

Ne nuk jemi të gjithë njësoj sepse ndryshe nuk do të futeshim në BE. Ne do ta fusim Shqipërinë në BE, ata të tjerët do ta fusin Shqipërinë në gropë. Në momentin që futemi në BE, ata që janë në Greqi, kanë të gjitha liritë dhe të drejtat njësoj si grekët dhe nuk kemi më nevojë të negociojmë me Greqinë as për pensionet. Njohja e pensioneve për punën e bërë bëhet automatik. Është interes i drejtpërdrejtë. Të gjithë shqiptarët që votojnë më 11 maj të mos shohin ngjyrën që kemi. “Ne jemi aq të zot sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm minjtë e komshiut. Për hir të historisë që po shkruajmë së bashku, të dhënies një pasaportë të BE në dorën e çdo shqiptari dhe Shqipërisë në BE të mos harrojmë detyrën në 11 maj”, ka thënë ndër të tjera Rama. Rama shtoi se çdo i ri, çdo fëmijë duhet të ndjehet i garantuar si qytetar i barabartë përpara ligjit.

“Unë jam shumë krenar për atë që po bëhet. Dhe duhet të jemi të bashkuar që më 11 maj asgjë të mos kthehet pas, por Shqipëria të shkojë vetëm përpara. Dua edhe të theksoj që me pasaportën e BE ndryshon diçka themelore. Ne nuk ndalojmë dot, për të ndalur ndalojmë vetëm këtu. Për të kërkuar një mundësi pune duhet të punojmë në të zezë, apo të bëjmë sikur jemi të persekutuar, apo të rinj që bien pre edhe e krimit…Kjo ndihet që kur shkon në aeroport…”, tha më tej Rama, duke shtuar: “Për ne të jesh në Europë , je me shokë shumë dhe nuk je i vetëm që mund të të hajë ujku siç ka ndodhur në të shkuarën. Pasi të hyjmë në BE, do jetë tharë edhe këneta dhe me ndihmën e Zotit, do lulëzojë ndonjë gjë sepse deri tani vetëm ferra.

Gjë tjetër nuk shoh. Dje pashë një bretkosë të vogël që shprehej se do të ndryshojë. Muhabet bretkosash domethënë. Siç tha edhe shoku Tërmet, zgjedhja për çdo deputet është e lirë, por kalon nga vendosja e shenjës te numri 5, pastaj kushdo zgjedh edhe një deputet sipas dëshirës. Sepse me numrin 5 do bëjmë historinë për të cilën jemi bërë të gjithë bashkë.”