Kryeministri, Edi Rama është shprehur se shqiptarët të cilët do të votojnë më 11 Maj, nuk duhet të shohin ngjyrën e partisë të cilën e cilësoi si ngjyra e macës. Rama tha se duhet ndjekur porosia se nuk ka rëndësi ngjyra e maces por duhet ti jepet rëndësi se ajo mace kap minj. Duke e krahasuar PS-në me një mace, Rama u shpreh se ata janë aq të zotë sa kapin edhe minjtë e vet dhe jo vetëm të komshiut.

“Nuk ka lidhje çfarë ngjyre ka macja, unë them që të gjithë shqiptarët që votojnë më 11 Maj nuk duhet të shohin çfarë ngjyre kemi ne, por të ndjekin porosinë “mua smë intereson çfarë ngjyre ka macja, por që macja të kapi minjtë”.

Dhe minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne, madje jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshiut. Dhe këtë neve këta na e këndojnë si një gjë për të cilën duhet të ulim kokën, por ne duhet ta mbajmë kokën edhe më lart nga çfarë e kemi mbajtur zakonisht edhe për këtë arsye që për hir të historisë që po shkruajmë së bashku,” tha Rama.