Kryeministrit Edi Rama do të mbledhë në fundjavë (7 dhe 8 mars) në vilën qeveritare në Tiranë ministrat, drejtuesit politikë dhe kryesinë e Partisë Socialiste.
Gazetarja e ABC News, Greta Bullari raporton se fokusi i takimit është puna përgatitore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat do mbahen më 11 maj.
Kryesocialisti në këtë takim pritet të bëjë një analizë të thellë për punën e bërë deri më tani dhe hapat që do ndjekë në vijimësi për betejën elektorale, ku PS kërkon një mandat të katërt në krye të qeverisë.