Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ditën e sotme lidhur me projektin e shumë diskutuar, tunelin e Murrizit, gjatë një interviste për rubrikën “Sy me Sy”.
Rama ka folur për sfidat që ka kaluar gjatë realizimit të këtij projekti dhe ka pranuar se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të dhe për ekipin e tij.
“Sot jam çliruar nga një mankth i vërtetë. Tuneli i Murrizit, një kurth i paparë i natyrës, ku thashë ‘ramë dhe skemi për të dalë më’. Kur puna po ecte mirë e bukur, papritur shpërthyen ujrat dhe na morën peng, duke na i shtyrë afatin e përfundimit pa afat,” ka thënë Rama, duke e cilësuar këtë periudhë si një “odise” të pafundme dhe një betejë për të mundur një kalë që nuk dorëzohej.”-thotë Rama.