Jo gjithmonë i mendojnë pasojat e veprimeve të tyre. Futbollistët profesionistë, pavarësisht se mund të jenë edhe 25 e 30 vjeç, shpesh sillen si adoleshentë të vërtetë, dhe kështu ndodhi me disa nga yjet kryesorë të Realit.
UEFA ka hapur një hetim për mbrojtësin Antonio Rydiger mesfushorin Sebajos dhe sulmuesit Kilian Mbape e Vinisiusit për mënyrën sesi festuan kualifikimin ndaj Atletikos në Champions. Komunikata e “qeverisë europiane të futbollit” njofton se një inspektor I Komisionit të Etikës dhe Disiplinës është caktuar për të shqyrtuar akuzat për sjelljen aspak të denjë të lojtarëve të Realit, Rydiger, Mbape, Sebajos dhe Vinisius, në ndeshjen e të tetave të finaleve të Ligës së Kampionëve mes Atletikos dhe Realit në 12 mars 2025.
Nuk jepet ndonjë sqarim sesa mund të dënohen këta katër yje “merenges”, por besohet se mund të pezullohen për një apo dy ndeshje dhe të humbasin çerekfinalet e Championsit ndaj Arsenalit.
Po ashtu, rrezikojnë gjobë.
Rydiger bëri disa veprime të dënueshme, Vinisius pati disa konflikte gjatë ndeshjes, ndërsa Mbape duket se tregon me duar organet gjenitale. Reali u kualifikua pas humbjes 0-1 në stadiumin “Uanda Metropolitano”, ndërsa kishte fituar 2-1 në “Santiago Bernabeu”.
Ishin penalltitë që siguruan kalimin përpara të skuadrës së trajnerit Karlo Ançeloti.