Kryeministri i vendit, Edi Rama ka inspektuar punimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, ku po rikonstruktohen dy ndërtesa ekzistuese.
Sipas Ramës, këto ambiente do të jenë të pajisura me laboratorë modestë, salla leksionesh dhe ambiente studimesh duke krijuar kushte më të mira për studentët.

“Në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku po merr formë një investim madhor, i cili po e transformon tërësisht Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave me rilindjen e dy ndërtesave ekzistuese, ndërtimin e Muzeut të ri të Gjeologjisë, laboratorë modernë, salla leksionesh dhe ambiente studimi, duke u krijuar kushte më të mira studentëve dhe pedagogëve për zhvillimin akademik”, theksoi ai. Më tej, Rama pohoi se ky është një nga investimet më të rëndësishme në arsimin e lartë.

Ky është një nga investimet më të rëndësishme për arsimin e lartë, pjesë e programit të qeverisë për modernizimin e universiteteve”, shkruan Rama.