Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, ndërsa të lënduarit në 155.

Ai pohoi se në mesin e viktimave është edhe një polic. Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.

“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, kur një shpërthim zjarri ka përfshirë diskotekën Pulse, pas përdorimit të mjeteve piroteknike.

Po ashtu janë arrestuar disa persona, që dyshohet se janë përgjegjës për këtë tragjedi.