Qarkullimi rrugor i Tiranës hartoi një plan masazh këtë fillim vit pas porosisë së drejtpërdrejtë nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ilir Proda.

Plan masash i cili lidhej me parkimin e mjeteve në mënyrë të gabuar.

Roven Zeka, shef i komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës thotë se në 2 mujorin e parë të këtij viti, janë marrë mbi 80 mjete me karrotrec pasi janë konstatuar në shkelje dhe shpjegon si është procedura e plotë. Në këtë plan masash janë përfshirë edhe pikët e patentës të cilat variojnë nga 20 deri në 28 në varësi të kohës kur paisesh me patentë.

“Në bazë të shkeljeve, janë zeruar mbi 100 lejë drejtimi duke çuar qytetarët drejt autoshkollës për ta rinisur, thotë drejtuesi i qarkullimit rrugor të Tiranës.