Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u takua sot në Londër me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në samitin e liderëve të BE që zhvillohet në Britaninë e Madhe.
Sipas një deklarate nga qeveria italiane, takimi dha mundësinë për të theksuar edhe një herë mbështetjen e Italisë për Ukrainën dhe vlerësimit dhe përkushtimin të popullit të saj.
Siç raportojnë mediat, Meloni është shprehur se së bashku me partnerët evropianë dhe perëndimorë si Shtetet e Bashkuara, do punojmë për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila siguron një të ardhme të sovranitetit, sigurisë dhe lirisë në Ukrainë.
“I jam mirënjohës Italisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm për të sjellë paqen në Ukrainë”, tha presidenti ukrainas.
“Kam pasur një takim produktiv me Presidentin e Këshillit të Ministrave të Italisë Giorgia Meloni për të zhvilluar një plan të përbashkët veprimi për t’i dhënë fund luftës me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha presidenti ukrainas në një postim në Platformën X, duke shtuar se Putini është i interesuar për vazhdimin dhe rikthimin e shpejtë të luftës.
Lideri ukrainas theksoi se është e rëndësishme të ruajmë unitetin rreth Ukrainës dhe të forcojmë pozicionin e vendit tonë në bashkëpunim me aleatët tanë – vendet e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara. Ukraina ka nevojë për paqe të mbështetur nga garanci të forta sigurie. I jam mirënjohës Italisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm për të sjellë paqen në Ukrainë”.