Selami Jenisheri i Partisë me Bashkim Popullor i Pensionistëve shqiptar ka qenë një ndër të ftuarit në emisionin Review në EruoNews Albania teksa ka folur për koalicionin me Partinë Demokratike dhe vijueshmërinë e negociatave me Sali Berishën.

Jenisheri është shprehur se ai do t’i ofrojë Partisë Demokratike 3 deputetë duke i siguruar kështu PD-së 25 mijë vota, nëse kërkesa e tij për të pasur një deputet në listat e mbyllura në qarkun Tiranë plotsohet.

“Kjo parti quhet e vogël por nuk është kështu. Partia jonë ka kontigjent 730 mijë pensionistë. Jemi regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, është parë e arsyeshme ti bashkohemi kooalicionit të PD-së. Fillimisht na thirrën, para firmosjes bëmë një takim me 7 parti.

Na intereson të jemi të një kooalicioni. Fillimisht doja personalisht të isha në negociata me Dashamir Shehin, më pas qëndruam me atë të PD-së. Kërkojmë një deputet në listat e mbyllura në qarkun e Tiranës nga ana e PD-së.

Nëse kjo kërkesë plotësohet, ne i ofrojmë PD-së një ekonomi dy-tre fish, drejtësi si në SHBA. Në Tiranë janë rreth 250 mijë pensionistë, 5 zyra janë ku marrin pensionet pensionistët. Mund të shkoj në zyra të vë një letër të madhe dhe u tregoj si do të çoj pensionin 200 mijë lekë.

Ne i japim 25 mijë vota PD-së, të paktën 3 deputetë. Ne jemi kryetar partie për ta çuar jetën e shqiptarëve përpara, dhe kjo bëhet nga njerëz me integritet. Ne nuk do cojmë pensionistat në kuvend por të rinjtë. Besoj te PD dhe te Sali Berisha, dua t’ia le atij hapësirën tonë, dua t’ia japim këtij kooalicioni”, tha Jenisheri.