Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 27-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 15:00 me barazimin “e thatë” 0-0 mes Atalantës dhe Venezias. Në orën 18:00 skena është për kreun e renditjes, aty ku Napoli dhe Interi përballen në “Maradona”.
Në stadiumin e Bergamos vendasit e Atalantës u ndalën 0-0 nga Venezia dhe hodhën një hap të gabuar për zonën evropiane. Berat Gjimshiti luajti titullar dhe bëri një ndeshje thuajse perfekte, duke u vlerësuar me notën 7.5 nga “SofaScore” për të qenë ndër lojtarët më të mirë në fushë. Me 55 pikë Atalanta mbetet në vendin e tretë, por ndjen presionin e Juves që të hënë luan me Veronën në shtëpi. Nga ana tjetër Venezia mbetet sërish e parafundit.
Formacionet zyrtare, Napoli – Inter:
NAPOLI: (3-5-2): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno; Spinazzola, Mctominay, Lobotka, Gilmour, Politano; Raspadori, Lukaku
INTER (3-5-2): Martinez; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.