Partia Demokratike ka bërë një njoftim zyrtar për primaret ku thotë se “pjesëmarrja në këto zgjedhje ka shënuar një rekord të lartë, duke arritur në 50,854 votues, sipas të dhënave paraprake të marra në formë elektronike”.
Për të parë shifrat, do të duhet që të jepej një e dhënë qark më qark, madje edhe për çdo bashki, të votuesve në primare. Por edhe nëse jepeshin këto shifra, kemi të bëjmë me një zhvillim krejt të ndryshëm, që nëse i futesh thellë shifrat ndryshojnë.
Për shembull në Shkodër, shifrat zyrtare të votave për primaret janë: Shkodër: 1785, Malësia e Madhe: 791, Vau Dejës: 701, Pukë: 586, F. Arrëz: 588.
Në vitin 2021, me të drejtë vote, PD e qarkut Shkodër ka pasur më shumë se 5 mijë anëtarë, nga të cilët 3 mijë vetëm në degën e Shkodrës.
Mjafton kjo e dhënë për të analizuar të gjithë spektaklin e primareve. Të cilët nuk kanë lidhje një votim mes anëtarëve të PD-së.
Mjaftojnë dy fakte: Lefter Maliqi dhe Përparim Spahiu, dy deputetë që vijnë nga LSI, garojnë në primare, që do të thotë që kanë edhe mbështetësit e tyre në listat e votuesve.
Siç ka ndodhur edhe në primaret e 2023, ku për Belind Këlliçin në Tiranë, votuan më shumë mbështetës dhe anëtarë të LSI-së sesa anëtarë të PD-së në listat zyrtare. /TEMA/