Në një situatë të tensionuar në Parlamentin e Serbisë, ku opozita hodhi gaz lotsjellës, shishe, bombola me ngjyrë dhe vezë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiç e shfryu zemërimin e saj përmes një deklarate të ashpër ndaj mediave të Kosovës. Ajo theksoi se ato janë të vetmet media që janë gëzuar për këtë ngjarje.
Duke mbajtur në duar disa nga titujt e printuar të mediave të Kosvës, Bërnabiç iu drejtua deputetëve të opozitës, duke i quajtur ata heronj të shqiptarëve dhe heronj të kryeministrit Albin Kurti, një referencë që ajo e bëri në një kuptim negativ. Sipas Bërnabiç, të vetmit që do të kenë kënaqur në këtë skenë janë kryeministri Kurti dhe shqiptarët në përgjithësi.
“Shpresoj që jeni të kënaqur, Albin Kurti është i kënaqur,” u shpreh Bërnabiç, duke aluduar në faktin që opozita serbe, sipas saj, po lufton kundër interesave të Serbisë.