Kombëtarja shqiptare po përballet me Andorrën, në ndeshjen e dytë të eliminatoreve të Botërorit 2026.
Në minutën e nëntë Shqipëria ka shënuar 1-0 me Rey Manaj.
Sulmuesi shfrytëzoi një krosim në zonë dhe me kokë e ndali topin në rrjetë.
Pas humbjes ndaj Anglisë në takimin e parë, kuqezinjtë kërkojnë të marrin fitoren e parë në këto kualifikuese.
Në stadiumin “Arena Kombëtare” fitorja është detyrim për Shqipërinë, për të vazhduar ëndrrën për një kualifikim në Botëror.
Shqipëria numëron shtatë përballje ndaj Andorrës, ku ka regjistruar pesë fitore, një barazim dhe një humbje.