BERLIN- Kryeministri i vendit, Edi Rama përpara hapjes së Panairit më të madh Ndërkombëtar në botë të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025, u shpreh se vendi ka hyrë në fazë zhvillimi të shpejtë. Ai pohoi se Shqipëria ka arritur të joshë me mijëra turistë gjermanë gjatë vitit të shkuar.
“Shqipëria deri më tani është me rritjen më të shpejtë me destinacioni turistik në Europë. Kemi dhe aeroportin me rritjen më të shpejtë deri tani. Shohim më në fund dhe turistët gjermanë, që po vijnë. Shqipëria nuk është më e panjohur. Jemi të lumtur të shohim rritjen e shifrave të ardhjes së turistëve gjermanë, nga 120 mijë që ishin disa vite më parë, në 374 mijë vitin e kaluar. Jemi ambiciozë për të marrë më shumë turistë gjermanë”, tha ai.
Më tej, kryeministri theksoi se deri në vitin 1990, Shqipëria ishte “Koreja e Veriut” në Evropë pasi ishte e izoluar totalisht nga bota perëndimore, por sot klima e zhvillimit është krejt tjetër.
“Kemi qenë Koreja e veriut e Europës gjatë jetës sonë. Ishim tashmë të rritur kur aeroporti ynë kishte vetëm pak mijëra udhëtarë në vit dhe gjithë këtë duhet të ishin marksistë ose leninistë që të hynin në vendin tonë dhe po flas deri në 1990. Ne ishim të izoluar nga e gjithë Europa”, theksoi ai.