tatimor.

Shënim.

Vetëm për qëllim të llogaritjes së masës në % të së ardhurës së fituar nga secili klient, pesha për të ardhurën e fituar nga klienti konsiderohet e njëjtë me peshën e së ardhurës bruto nga klienti.

Si do të bëhet deklarimi: Individi i vetëpunësuar në deklaratën e tij vjetore “Formulari i deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi” do të plotësojë rubrikat 8/9 “Të ardhura nga punësimi”. Pasi plotëson rubrikat 8 dhe 9, rubrikat nga 10 deri në rubrikën 21, që i përkasin të ardhurave nga biznesi nuk plotësohen.

Llogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi: Baza e tatueshme =Të ardhura tatimore–(zbritjet tatimore + shpenzimet tatimore) *Shënim. Individi i vetëpunësuar, duke qenë se ka të ardhura vjetore deri në 10,000,000 lekë, ka të drejtë të zgjedhë regjimin e veçantë për njohjen e shpenzimeve të zbritshme.

Ky shpenzim i zbritshëm apriori është 30% për individë te vetëpunësuar. Në rubrikën 28 të deklaratës, konkretisht ky subjekt zgjedh kutizën “Po” për zbritjen apriori të shpenzimeve. Në shembullin e paraqitur, duke qenë se individi zgjedh zbritjen apriori të shpenzimeve, shpenzime te zbritshme do të jenë: 30%*4,000,000 lekë=1,200,000 lekë.

Ndërkohë tatimpaguesi përfiton dhe zbritjet sipas nenit 22, pika 1e ligjit, konkretisht 360,000 lekë sipas shkronjës “c” dhe 1*48,000 lekë sipas shkronjës “ç”. Baza e tatueshme = 4,000,000 lekë – (360,000 lekë + 48,000 lekë + 1,200,000) lekë Baza e tatueshme = 2,392,000 lekë

Tatimi i llogaritur = 13% * 2,040,000 lekë + 23% * 352,000 lekë

Tatimi i llogaritur = 346,160 lekë

Referuar pikës “e”, të nenit 69 të ligjit, për të gjithë tatimpaguesit të regjistruar para datës 31 dhjetor 2023, të cilët janë subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin apo tatimit mbi fitimin, si edhe për ata që regjistrohen për herë të parë në vitin pasardhës, për efekt të periudhës tatimore 2024, do të përdoren formularët dhe përgjegjësitë tatimore, sipas ligjit nr.9632,datë30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, si dhe ligjit nr. 8438, datë28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Për rrjedhojë, përllogaritja, detyrimi dhe deklarimi do të fillojnë nga data 1 janar2025.”/ monitor