Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për gazetarët foli edhe për Ilir Metën, të cilit Sali Berisha i ka premtuar një vend në listat e sigurta të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Celibashi tha se nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje, e cila sipas tij, mund të jetë potencialisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri, madje edhe nga institucione të tjera.
“Nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje e cila mund të jetë potencioalisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri madje edhe nga institucione të tjera.
Ajo çfarë Kushtetuta parashikon është fakti që çdo kandidat për deputet që shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues”, tha Celibashi.