Në intervistën ekskluzive për Report Tv Erion Veliaj tregon si janë 24 orët në qeli. Ndërsa thotë se është shumë më i lirë se ata që e futën në qeli.

Pyetje- Si janë 24 orë në qeli?

Erion Veliaj: Një dhomë 2 me 3m, iniciale të shkruara mureve, shule e dryna që trokëllijnë ditë-natë, dhe komunikim me pusulla.

Por, prapë se prapë, jam shumë më i lirë se ata që më sollën këtu. Jam më i lirë se Nesti Angoni, që duhet të ndërrojë emër e të shkojë si skuth në zyra postare me letra anonime.

Më i lirë se Ols Dado që, se ka 5, se ka 7 apartamente nga lejet e mia, burgun e ka në kokë e kurrë s’do ngopet. Më i lirë se portalet e SPAK-ut, që fyejnë reformën në drejtësi, ku nxjerrin çdo material nga dosjet e bëhen palë në padrejtësi. Qofshi mirë, kam mall dhe ju dua shumë!/SHQIPTARJA