Juristi Kreshnik Spahiu në studion e “Frontline’ të Report Tv thotë se PD humbet keq në zgjedhjet e 11 majit.
Duke analizuar sondazhet Spahiu thotë se PD nuk merr më shumë se 60 deputetë.
“Unë kam projeksione dhe statistika të sakta për prognozën e zgjedhjeve. Jam nga specialistët më të saktë në gjykimin e rezultatit. PD në rastin më të mirë, edhe sikur tia shkruaj unë rezultatin, nuk i kalon kurrë 60 deputetë. Kjo është maksimalja. Kjo do të thotë se fitorja e maxhorancës për 1 milionë arsye do të jetë shumë e lartë. Për bashkëpunim nuk ka nevojë Albin Kurti që i duhen dhe 15 deputetë të tjerë se nuk e ka kapur 51 % jo më PS e cila sipas statistikave që vjen nga disa zgjedhje që nga 61 bashki ka marrë 55, dhe 6 ka humbur. Në historinë politike nëse do i referohesh statistikave, një parti që ka fituar 90% të bashkive nuk mund të rrezikojë pushtetin apo partia tjetër ta rrëzojë” tha Spahiu.