Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Fortlumturinë e Tij Joan, me rastin e Fronëzimit si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Vazhdoftë denjësisht udhën e Fan Nolit, Anastasit dhe gjithë paraardhësve të Tij!

Përmbushtë me ndriçim, hir e urtësi misionin e Tij hyjnor si bari i grigjës së besimtarëve ortodoksë, në shërbim të njerëzve, jetës shpirtërore, lumturisë dhe harmonisë”, shkruan në urimin e saj Elisa Spiropali.