Pas Prime-t dhe darkës së mbrëmshme, Gjesti dhe Gerta, të ulur përballë njëri tjetrit, po tymosnin nga një cigare dhe gazetarja vuri re se këngëtari po e shihte disi jashtë të zakonshmes. Menjëherë nisën replikat mes të dyve dhe vështrimet thanë më shumë se fjalët:

Gerta: Gjesti, mos më shiko mua ashtu

Gjesti: Qysh moj?

Gerta: Pse sheh ashtu?

Gjesti: Çfarë do me thënë, me shikim tendencioz?

Gerta: Mos më shih fare, pse do më shohësh?

Gjesti: Po, t’kqyri, ça me bo tash?

Gerta: Si po më sheh tani, si nënë tënde?

Gjesti: Leje nonën në vend të vet

Gerta: Po kështu më ke thënë mo, je si nëna ime më ke thënë

Gjesti: Po lere tashi, lere nënën Gertë. Edhe me gjatësi si ajo je. Ama për momentin nuk po të shoh ashtu, po të shoh me një sy tjetër.

Gerta: Hajde, do vish këtu? Hajde afër!

Gjesti: Po të kqyri prej larg, jo se, humb emocioni

Gerta: Hajde këtu, se bëhet më i fortë emocioni

Gjesti: Jo, aty jo. Prej larg një herë

Gerta: Po prej larg më ke parë përditë

Gjesti: Mos u ngut kaq shpejt, me ngadalë. Më ler një herë të shijoj prej larg

Gerta: Mirë, merr pozicion

Gjesti: Në pozicion jam, a s’po shikon a?

Gerta: S’është i bukur ky pozicioni, nuk dukesh bukur. E di sa i vogël dukesh?

Gjesti: Kështu jam unë, spontan…s’ndreqna une