Natën mes të shtunës dhe të dielës, 31 mars 2025 akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e orës diellore. Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës akrepat u zhvendosen 1 orë përpara në 03:00.
Tani mund të shijojmë një orë më shumë dritë, por humbasim gjashtëdhjetë minuta gjumë, gjë që mund ta ndjejmë në ditët e para. Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e treguar nga orët analoge. Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit ku akrepat do të ndryshojnë sërish 60 minuta.
Ndryshimi i orës për disa sjell shqetësime ndaj ekspertët, si çdo vit, ofrojnë disa këshilla të ngjashme me ato që përdoren për të përballuar shqetësimet e vogla që lidhen me ndryshimin e stinës. Mos i jepni shumë rëndësi disa problemeve të vogla të shëndetit. Pak dhimbje koke, përgjumje mungesë përqendrimi dhe pak nervozizëm nuk duhet t’ju shqetësojnë: këto janë bezdi të cilat zhduken brenda pak ditësh.