Qeveria miratoi vendimi për mbylljen e platformës Tik Tok. Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, në një intervistë në “News Line”, në ABC News foli për vendimin për mbylljen e platformës së “Tik Tok”, dhe ndikimin e saj.

Gjatë intervistës së tij, ai u shpreh Tik Tok po mbyllet për ndikimin negativ që jep tek të rinjtë.

I ndalur tek sulmet e Partisë Demokratike, se ky vendim i qeverisë, erdhi para zgjedhjeve për shkaqeve politike, u shpreh se kjo nuk ka qenë një platformë që ka përcjellë mesazhe politike, por më shumë dhune dhe se në këtë mënyrë, sipas tij nuk do të ketë ndikime siç është pretenduar nga kjo forcë politike.

“Të shohim se si do të realizohet sepse u kërkua disa ditë kohë. Por mund të them se bllokimi i një platforme nuk është aq i thjeshtë sepse gjithmonë ka një mënyrë për ta shmangur. Nëse marrim shembullin e SHBA, të gjithë përdoruesit morën një sms ku deklarohej se tik tok është mbyllur dhe pas disa orësh u hap sërish. Por në Shqipëri është ndryshe. Është problemi i kontentit që gjenerohet në këtë platformë ndaj dhe është kërkuar vendosja e filtrave të ndryshme. Por nuk besoj se do të ketë ndikimi në zgjedhje apo politikë… Ndoshta momenti i vendimit duhet të lihej pas zgjedhjeve, por nuk besoj se do të ketë ndikim. Por edhe për fjalën e lirë dhe mund të themi që ka shumë platforma, pasi nuk ka qenë tik tok përçuesi i një mesazhi politik, pasi videot më virale janë ato që bëjnë thirrje për dhuna… Janë disa filtra që nuk do i kushtonin shumë asaj kompanie për t’u vendosur, siç edhe është bërë për Australinë dhe në shtete të tjera”, tha më tej ai.