Donald Trump ka deklaruar se është “shumë i zemëruar” me presidentin rus Vladimir Putin pas komenteve të këtij të fundit që vënë në dyshim besueshmërinë e Volodymyr Zelensky-t dhe sugjerojnë krijimin e një qeverie kalimtare për Ukrainën.

“Nëse unë dhe Rusia nuk arrijmë një marrëveshje për të ndalur gjakderdhjen në Ukrainë dhe nëse do të mendoj se është faji i Rusisë, atëherë do të vendos tarifa dytësore mbi naftën e tyre,” tha Trump në një intervistë për NBC.

Presidenti amerikan shtoi se Putin është në dijeni të zemërimit të tij, por theksoi gjithashtu se ky zemërim mund të shuhet shpejt nëse Putin “bën gjënë e duhur”. Gjithashtu, republikani 78-vjeçar bëri me dije se shumë shpejt do të zhvillojë një bisedë të re telefonike me liderin e Kremlinit.