Donald Trump synon të fitojë Çmimin Nobel për Paqen. Në një intervistë për portalin e lajmeve OutKick, presidenti amerikan e krahasoi veten me paraardhësin e tij, Barack Obama, duke thënë se ky i fundit e kishte fituar Nobelin “pa e ditur as vetë se pse”.
“Nëse do të arrija të sjell paqe mes Ukrainës dhe Rusisë dhe do të isha president demokrat, a nuk do të ma jepnin Nobelin?” – tha Trump.
“E di që Obama e mori pa ndonjë arsye dhe as nuk e dinte vetë pse. Ai e fitoi Çmimin Nobel pa bërë asgjë. Kjo është padyshim një situatë tipike liberale, por nëse duan të jenë të besueshëm, duhet të ma japin mua Nobelin.
Mendoj se mund ta fitoja për tre apo katër arsye të ndryshme, si për shembull për Marrëveshjet e Abrahamit.”