GJKKO pranon kërkesën e SPAK e pushon çështjen ndaj kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili u hetua për veprën penale “shpërdorim deryre”.

Vendimi u dha sot nga gjyqtarja Etleva Deda.

Ndreu u kallëzua në strukturën e posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen ‘Xhenjo’.

Aksi rrugor është në varësi të ARRSH dhe bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD në denoncim.

Partia Demokratike akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Në hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës.