Socialisti Etjen Xhafaj ka komentuar kritikat që ka marrë nga kryeministri Edi Rama për mbrojtjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe për ato që u perceptuan si sulme ndaj SPAK.
Ai u shpreh se qëllimi i tij nuk ka qenë të sulmojë SPAK-un apo reformën në drejtësi, por intervista e tij kur foli për Veliajn është interpretuar ndryshe.
“Në çdo moment kritika të bën në një farë mënyrë që të rikthehesh dhe të reflektosh mbi atë që kë thënë. E mirëkuptova patjetër, sepse ka disa momente që mund të interpretohen ndryshe tek ajo intervistë, si një sulm ndaj SPAK, që nuk ka qenë në asnjë moment”, tha ai.
I pyetur nëse deklarata e tij ka pasur një kosto, duke u lënë në listën e hapur nga kryeministri Rama, Xhafa tha se jo.
“Në asnjë moment! Kishte qenë shumë i qartë kryeministri dhe ne takimin e Grupit Parlamentar dy ditë para intervistës sime dhe një një komunikim më parë. Nuk mendoj se më ka kushtuar, e prisja”, tha ai.