I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, ka hedhur pak dritë mbi qasjen e administratës Trump ndaj bisedimeve me Rusinë dhe liderin e saj Vladimir Putin, ndërsa ata punojnë për të siguruar një armëpushim të përkohshëm për luftën në Ukrainë.“Rusët janë de facto nën kontrollin e këtyre territoreve. Pyetja është: A do ta pranojë bota që ato janë territore ruse? A mund të mbijetojë Zelensky politikisht nëse ai e pranon këtë? Kjo është çështja qendrore në konflikt”, tha Witkoff.

Witkoff tha se “elefanti në dhomë” gjatë bisedimeve është statusi i Krimesë dhe “të ashtuquajturit katër rajone”, të pushtuara nga Rusia.

“Ata janë flasin gjuhën ruse. Ka pasur referendume ku shumica dërrmuese e njerëzve kanë treguar se duan të jenë nën sundimin rus”, tha ai.

Kremlini organizoi referendume për bashkimin me Rusinë në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, të cilat Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar e dënuan si një ushtrim propagande.

“Presidenti Putin kishte porositur një portret të bukur të Presidentit Trump nga artisti kryesor rus dhe në fakt ma dha mua dhe më kërkoi që t’ia çoja në shtëpi Presidentit Trump”, tha i dërguari i presidentit.

Witkoff e quajti atë një “moment të hirshëm” dhe gjithashtu tregoi se Putini i tha atij se shkoi në kishën e tij lokale kur Trump u qëllua në një atentat, sepse ai “po lutej për mikun e tij”.

“Pse duan ta marrin Ukrainën? Për çfarë qëllimi? Ata nuk kanë nevojë ta marrin Ukrainën”, tha Witkoff.