Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ishte në Prokurorinë e Posaçme këtë të martë.

Ai bëri me dije se nuk ka qenë në SPAK për një çështje që ka të bëjë me të.

Por vetëm kaq duke mos bërë me dije detaje të tjera.

Megjithatë interesante ishte përgjigja e tij kur u pyet se çfarë pa kur ishte brenda në SPAK. Humori dhe ironia e Myslim Murrizit nuk mungoi.

“Atje brenda kam parë atë që kam denoncuar publikisht dhe i kam bërë thirrje Dumanit që ta hetojë. Një ashensor që nxe dy vetë e gjysmë dhe disa mure me kartoxhens për të cilët në 2020, janar, dy muaj sa ishte zgjedhur kreu i ri i SPAK-ut, ai komunisti Kraja, është bërë një tender rreth 8 milionë euro për rikonstruksion ndërkohë që vetë godina e SPAK-ut nga BE-ja ka bërë 6 milionë euro me gjithë tokë.

Pashë ca ambiente që iher mu duk si aeroport me xhama e kshu dhe me muret nuk gjeta tullë gjëkund o Besard. 8 milionë euro kartoxhens duhet të ishte rrethuar Shqipëria 4 herë rreth e përqark deri në kufi me Italinë. Kështu që këtë pashë aty brenda”, tha Murrizi.