Trupat ruse kanë sulmuar Ukrainën qendrore vetëm pak orë pas akordit mesë SHBA-së dhe Ukrainës për një marrëveshje 30 ditore për ndalimin e luftës. Si pasojë e sulmeve një grua ka mbetur e vdekur por ndërkohë shumë ndërtesa banimi janë shkatërruar.
Bëhet ndërkohë e ditur se, në Kursk, Rusia sapo i ka sjellë trupat ukrainase në prag të kolapsit. Ripushtimi i plotë i rajonit rus duket i afërt, theksojnë mediat gjermane. Nga një perspektivë thjesht ushtarake, Putini mund të refuzojë një armëpushim – përveç nëse presidenti i SHBA Trump ndryshon rrënjësisht kursin e tij. Ky fakt është i ditur edhe nga vetë banorët e Ukrainës të cilët shprehen tepër skepik për një armëpiushim me Rusinë. “Duke pasur parasysh faktin se ndërsa bisedimet ishin ende duke u zhvilluar, Rusia lëshoi drone Shahed ndaj nesh, shanset janë të vogla që Rusia të pajtohet me të (armëpushimin). Kështu që ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet”, tha Pavlo Hryndach.
“Le ta imagjinojmë veten në vendin e Rusisë , armëpushimi 30-ditor do t’i lejojë ata të grumbullojnë më shumë drone dhe raketa dhe në 30 ditë të organizojnë sulm të dyfishtë. Rusia dëshiron të ketë Odesën. Rusia dëshiron të ketë Kharkivin, Rusia dëshiron të ketë Sumy, Rusia dëshiron të ketë të gjithë Ukrainën”, shprehet Dariia Li, Avokat nga Kievi.
“Tani, të jem i sinqertë, kam shumë dyshime se Putini do të pajtohet me armëpushimin. Ata zyrtarisht thanë disa herë se nuk do të ndalen derisa të kapin rajonin e Khersonit, rajonin e Zaporizhzhias, që është qartësisht e papranueshme për ne”, shton Zakhar Gruzdev, Menaxher nga Kievi. Presidenti Vladimir Putin nuk ka gjasa të pranojë lehtësisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, thanë burimet ruse për Reuters, duke shtuar se çdo marrëveshje duhet të marrë parasysh përparimet ruse në fushën e betejës dhe të adresojë shqetësimet e Moskës.