Vera e ardhshme pritet të jetë më e nxehtë se kurrë për disa nga pankinat në Serie A. Është thuajse e sigurt që Sergio Conceiçao do të largohet nga Milan, dilema e vetme është gjatë këtij sezoni apo në fund. Të njëjtin fat mund të ketë edhe Thiago Motta, as prezenca në Champions League sezonin e ardhshëm nuk i garanton solin e Juves.
Po Napoli? Conte ka një kontratë deri në 2027, por trajneri nuk u ndje shumë komod sidomos pas largimit të Kvaras në janar dhe një merkato të zbehtë, detaje këto që mund të sjellin largimin e tij të parakohshëm nga Napoli. Pikërisht e ardhmja e Contes, vendimi i tij për t’u larguar apo jo nga Napoli pritet të ketë një efekt domino të rëndësishëm edhe në të ardhmen e dy pankinave të tjera në Serie A. Në Torino do të ishin shumë të lumtur nëse Conte do të rikthehej, por në të njëjtën kohë Conten e ndjek edhe Milan.
Një tjetër profil që mund të ndryshojë balancat në Serie A është edhe Gasperini. Cikli i tij tek Atalanta është drejtë fundit, ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit, mbase e mbyll me titull. Largohet apo jo nga Atalanta, Gasperini nuk ka ndërmend të dalë në pension, dëshira e tij e madhe është të drejtojë Juventus.
Emra të tjerë të rëndësishëm, për më tepër të papunë, janë edhe Allegri dhe Sarri.