Gazetari dhe moderatori Enkel Demi humbi sot vëllain e tij, Saimir Demi, edhe ky gazetar sportiv.

Enkel Demi ka bërë një reagim në Facebook, duke thënë se i vetmi ngushëllim që ka është fakti që ai nuk vuajti dhe iku i rrethuar nga njerëzit e tij dhe nga mjekët.

“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës”, shkruan Enkel Demi, i cili thotë nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. “Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë”.