Në pjesën e tretë me moderatorë Eglin dhe G Banin me të ftuar Rizartën, Danjën, Shkëlzenin dhe Valbonën kanë nisur menjëherë diskutimet. Egli e pyeti Danjën në lidhje me mendimi që ajo ka për rikthimin e G Banit sërish në lojë pas zgjedhjes nga publiku.
“Unë si natyrë prirem që të shoh të mirën tek njerëzit. Mund të jetë e keqe për mua, por në momentin që ju dha një mundësi për t’u rikthyer patjetër që thashë shyqyr se mbase ka njëfarë benefiti dhe do tregojë që unë nuk jam ai lloj djali që dola egërsisht por jam një natyrë që i përmbledh të gjitha me një nivel më të ulët agresiviteti. Rezultoi ashtu siç u shpreha, G Bani iku me agresivitet por erdhi me një nivel më të lartë agresiviteti që me thënë ta drejtën unë nuk e prisja”.
Çfarë ndjesie pati Danja kur pa reagimin e partnerit të saj, Redit, gjatë ‘Prime’-it pas debatit me G Banin?
“Unë mendoj që ai është i mllefosur, nuk e vë në dyshim për hir të situatave që kanë ndodhur në shtëpi në lidhje me mua. U ndjeva shumë në siklet. Kam bindjen që të dy, para se unë të futesha në BBV që ne kemi qenë shumë të qartë me njëri-tjetrin se si do të vazhdojë jetesa e tij jashtë pa mua dhe se si unë do të jem këtu brenda pa atë. Unë jo më kot e kam nënvizuar shpesh që unë e kam një zemër të zënë ndonëse kjo hera-herës do të përdorej siç u përdor”.