Kylian Mbappé ishte protagonist i fitores së Real Madridit kundër Leganés (3-2), në ndeshjen e luajtur në “Bernabeu”. Sulmuesi francez shënoi dy nga tre golat e ekipit të bardhë. I pari, nga penalltia, të cilën e gjuajti në stilin “Panenka”, ndërsa i dyti nga një goditje dënimi, që siguroi fitoren për Realin.

Goli i tretë i Real Madridin dhe i dyti i Mbappé u festua në mënyrë të jashtëzakonshme në “Bernabeu”, por ishte një person aty, që e festoi me të vërtetë shumë: nëna e Mbappé.

Fayza Lamari, nëna e sulmuesit francez, nuk hezitoi të ngrihej nga vendi i saj dhe të festonte golin e djalit. Një imazh që është bërë “viral” në rrjetet sociale.