Teksa Kombëtarja shqiptare po përgatitet të nisë rrugëtimin e saj në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë të Kualifikueseve do të ndeshet me Anglinë, shqiptarët kanë nisur atmosferën e tyre në rrugët e Londrës.

Me daulle, këngë e valle, ashtu siç e do tradita, tifozët shqiptarë po e përgatisin këtë takim me festë.  Kësaj feste i janë bashkuar gjithashtu dhe vetë anglezët, me disa prej tyre që janë futur në valle, duke kërcyer së bashku me shqiptarët.