Pas arritjes në çerekfinale të Champions League, shumë lojtarë të Barcelonës treguan ambicie të mëdha dhe e bënë të qartë se katalanasit ishin pretendentë për të fituar titujt e mbetur.
Këtë të martë, ishte Lamine Yamal ai që synon direkt garën më të mirë kontinentale.
“Ne jemi favoritët për Chaampions League. Kur mbaroi faza e grupeve, thashë se Liverpool ishte favorit sepse ishte i pari, dhe tani që ata ranë, jemi ne,” shpjegoi sinqerisht ndërkombëtari në një intervistë për gazetën Sport.
Lojtari i Barcelonës siguron se nuk i tremben asnjë rivali. “Ndeshjet kundër Real Madridit janë shumë tërheqëse dhe ne jemi skuadra që i lëndon më shumë. Dhe anasjelltas,” argumenton ai.
Në sezonin 23-24, Barcelona ndaloi ecurinë e saj në Champions League në çerekfinale, ku tani do të përballet me Borussia Dortmund. “Ne jemi një bllok ndryshe nga viti i kaluar, kur humbëm nga PSG ”, paralajmëron Lamine Yamal.
Katalanasit u eliminuan nga skuadra e Luis Enrique pasi fituan 2-3 në Parc des Princes , por humbën 1-4 në stadiumin Olimpik Montjuïc.
“Ne jemi një familje”
Pushimi ndërkombëtar vjen në një moment të ëmbël për Barcelonën. Katalanasit nuk e kanë shijuar humbjen në të gjithë sezonin 2025 dhe të dielën e kaluar ata bënë një rikthim mahnitës në Metropolitano, duke siguruar në fund të tre pikët.
Lamine Yamal nxjerr në pah në mënyrë specifike atmosferën në dhomat e zhveshjes. “Ne jemi një familje”, thotë ai.