Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, pas akuzave të Sali Berishës, se ai ishte arratisur.

Rama shfaqet në zyrën e tij së bashku më Engjell Agaçin, i cili ka kaluar një situatë delikate shëndetësore.

“Ky është sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive”, shkruan Rama në Facebook.

Rama: Sapo jam kthyer nga Berlini dhe kam gjetur këtu një të kthyer tjetër nga arrati, Engjëll Agaçi. Ja ku është.

Agaçi: Përshëndetje të gjithëve dhe ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen.

Rama: Jo të gjithë, për mbështetje atyre që të mbështetën, të tjerëve në 11 maj.