Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të mbajë numrin 1 në fletën e votimit, ndërkohë që Partia Socialiste mban numrin 5.
I dyti do të jetë Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërkohë që vendi i tretë me short i ra Partisë “Lëvizja Atdheu”. Sipas shortit që u hodh, numrin e katërt e mban partia e Lulizm Bashës, “Koalicioni Euroatlantik”, ndërsa numrin 5 e ka Partia Socialiste me Edi Ramën. Aleanca Demokracia e Re do ketë numrin 8, PSD e Doshit do mbajë numrin 11. Shqipëria Bëhet numri 6.