Fleta e votimit për zgjedhjet e 11 majit do të ‘fluturojë’ në 85 shtete të ndryshme të botës. Në total, për zgjedhësit jashtë vendit do të prodhohen 245 808 fleta votimi, pr.vendim që do të miratohet sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Transporti i një zarfi me materiale votimi në diasporë dhe kthimi pas i tij, do të shkojë 50 euro. Kostoja totale e buxhetit të shtetit për transportin e votës jashtë vendit llogaritet 12.5 mln euro.
Italia ka numrin më të madh të qytetarëve shiptarë që do votojnë nga jashtë vendit, me 91.210 persona, teksa më pas vjen Greqia me 68.292. Më tej renditen Gjermania me 25.491, SHBA me 20.669 dhe Britania e Madhe me 17.583.