Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së ndodhet në një takim me të rinjtë në Tiranë për prezantimin e kandidatëve socialistë në zgjedhjet e 11 majit.
Takimi mbahet në parkun olimpik ‘Feti Borova’. Rama e quajti ekipin një ndërthurje mes atyre me eksperiencë dhe të rinjve, buqetë e të gjitha moshave.

“Parti e re, ama shalqi me provë që brenda vetes ka të gjithë eksperiencën e të gjitha viteve qeverisë. Të dyja bashkë gjenden në ofertën dhe alternativën e PS-së.
Hedhja e votës kudo tjetër vecse tek ajo e PS-së, numri 5 është ta çosh votën kot”