Për të zgjedhur listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës kryeministri takon Ulsi Manjën, njëkohësisht drejtues i qarkut të Lezhës dhe ministri i Drejësisë.

Gazetarja e Report Tv Raziela Myslimaj informon se veç Ulsi Manjës, një nga emrat që pritet të jenë në listën e mbyllur të kandidatëve është Ermal Pacaj i cili pak ditë më parë u lirua nga posti i drejtorit të Shërbimit të provës. Pacaj është konsideruar si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ministrit Manja dhe kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.