Kryeministri Edi Rama ka rikthyer vëmendjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, kreu i qeverisë u bën thirrje prindërve të votojnë numrin 5 në fletën e votimit.
Ai thekson se me një votë për të dhe për PS, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve pasaportën e BE.
Me thjesht një votë për mua dhe PS më 11 maj, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve të vet pashaportën e QYTETARIT SHQIPTAR TË BASHKIMIT EUROPIAN, e të mos i lerë të rriten si qytetarë të dorës së dytë në mes të Europës”, shkruan Rama.